Kjo është pyetja më e shpeshtë që marrim para dimrit. Numri i saktë varet nga shtëpia, por mund të llogaritet përafërsisht.
Nga çfarë varet
- Sipërfaqja që ngroh kaldaja ose stufa.
- Izolimi: një shtëpi e re e izoluar harxhon edhe dy herë më pak se një e vjetër pa izolim.
- Sa ngrohtë e doni dhe nëse ngrohni gjithë ditën apo vetëm në mbrëmje.
- Cilësia e peletit: peleti A1 jep rreth 4,6 kWh nxehtësi për kilogram.
Llogaritje e përafërt
| Shtëpia | E izoluar | Pa izolim |
|---|---|---|
| 60 m² | 1,2–1,8 ton (80–120 thasë) | 2–2,5 ton (130–170 thasë) |
| 100 m² | 2–3 ton (130–200 thasë) | 3,5–4,5 ton (230–300 thasë) |
| 150 m² | 3–4 ton (200–270 thasë) | 5–6 ton (330–400 thasë) |
Thesi është 15 kg, pra një ton janë 67 thasë. Shifrat janë të përafërta, për gjithë sezonin e ngrohjes në Tetovë dhe rrethinë.
Këshillë
- Nëse është dimri juaj i parë me pelet, merrni rreth dy të tretat e llogaritjes dhe plotësoni në janar.
- Ruajeni peletin në vend të thatë, mbi paletë ose dërrasa, jo direkt mbi beton.
- Blerja më herët, para të ftohtit të madh, është më e lehtë: ka mjaftueshëm dhe nuk pritet.
Për sasi dhe çmim telefononi në 070 395 033. Peleti merret në sharrë, në fsh. Tudencë, Tetovë.