Kaldaja ose stufa me pelet përdoret lehtë, por me disa zakone të vogla harxhoni më pak pelet dhe keni më pak probleme.
Para sezonit
- Pastroni kaldajën dhe oxhakun. Hiri dhe bloza nga dimri i kaluar e ulin nxehtësinë.
- Kontrolloni guarnicionet e derës. Nëse lënë ajër të kalojë, peleti digjet më shpejt.
- Përdorni pelet të thatë. Peleti i lagësht shpërbëhet, bën pluhur dhe e bllokon kochlean.
Ndezja e parë
- Mbusheni rezervuarin deri në gjysmë dhe ndizeni kaldajën me ndezje automatike.
- Në minutat e para është normale të ketë pak tym. Nëse tymi nuk ndalet, kontrolloni nëse oxhaku tërheq.
- Mos vendosni letër, dru apo lëng ndezës në kaldajë me pelet.
Përdorimi i përditshëm
- Mos e zbrazni rezervuarin deri në fund. Në fund mblidhet pluhur që mund ta bllokojë kochlean.
- Zbrazni hirin çdo disa ditë. Me pelet A1 hiri është pak, më së shumti 0,7%.
- Pastroni djegësin një herë në javë. Zgjyra e pengon ajrin dhe flaka digjet më keq.
Gabimet më të shpeshta
- Përdorimi i peletit të lirë me shumë lëvore dhe pluhur. Lë zgjyrë dhe kërkon pastrim më të shpeshtë.
- Ruajtja e thasëve në bodrum të lagësht ose direkt mbi beton.
- Temperatura shumë e lartë e kaldajës. Peleti harxhohet më shpejt, ndërsa shtëpia nuk është më e ngrohtë.
Çfarë peleti të përdorni
Kaldajat dhe stufat me pelet janë bërë për pelet me diametër 6 mm dhe lagështi të ulët. Peleti ynë është A1, prej 100% druri, 6 mm, në thasë 15 kg. Merret në sharrë, në fsh. Tudencë, Tetovë. Për çmim dhe sasi telefononi në 070 395 033.